Pas Cuadrados, trajneri Simone Inzaghi humbet një tjetër element të rëndësishëm të Interit të tij. Hakan Calhanoglu nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e Champions League kundër Real Sociedad, mbrëmjen e sotme.
Këtë e ka bërë të ditur klubi zikaltër përmes faqes së tij të internetit. “Hakan Çalhanoglu, – thuhet në shënimin e Interit, – nuk do të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Sociedad për shkak të një tendosjeje në aduktorin e kofshës së majtë”.
Në vend të ish-lojtarit të Milanit, përfshirja e Frattesit në mesfushën me tre lojtarë është e mundur, me Barella që kalon në rolin e ‘playmakerit’ dhe Mkhitaryan që kompleton repartin si mesfushor i majtë. Alternativë “kokë më kokë” është Kristjan Asllani si “regjisor”, me Frattesin në pankinë.