Akuzat e ngritura ndaj futbollistit të Manchester United, Mason Greenwood shkaktuan bujë të madhe në Angli, por gjithashtu rrënuan dhe karrierën e lojtarit.
Greenwood u arrestua me dyshimin për tentativë përdhunimi, sulmi dhe kontrolli me forcë në janar 2022, pasi e dashura e tij e denoncoi. Ai i mohoi akuzat, të cilat u rrëzuan edhe nga gjykata, duke e shpallur të pafajshëm.
Pas gjyqit, Greenwood priste të kthehej në United pasi zyrtarët treguan se do t’i jepnin atij një shans të dytë, por pas një kthese, lojtari përfundoi duke u transferuar në Spanjë, në skuadrën e Getafes.
Megjithatë, tashmë mediat angleze kanë zbuluar një prapaskenë interesante, që mund ta sillte Greenwood në Shqipëri.
Në raportim nuk përmendet emri i skuadrës apo e skuadrave shqiptare që kanë qenë të interesuara për lojtarin, por thuhet se kjo pistë ka qenë shumë e realizueshme, teksa lojtari 21-vjeçar kishtem betur pa ekip.
Megjithatë, transferimi dështoi pasi lojtari e shihte me shumë pesimizëm dhe si ‘mbyllje’ të karrierës kalimin në Shqipëri, duke pranuar menjëherë Getafe, sapo klubi spanjoll u ofrua për ta marrë.