12/20/2025 8:23:26 AM

Për herë të parë në tetor, FSHF sjell programin e UEFA-s për licencën “Coach Educators”

Duhet të lexoni

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n në Shqipëri per programin “Coach Educators”, që do të zhvillohet në datat 25-30 tetor në Shtëpinë e Futbollit.

Bëhet fjalë për një kurs mjaft të rëndësishëm që synon të kualifikojë dhe të rrisë nivelin e trajnerëve, të cilët do të jenë lektorë dhe do të mësojnë trajnerët në kurset e ardhshme të të gjitha niveleve.

Së bashku me drejtuesit e Sektorit të Edukimit në FSHF pjesëmarrës në udhëheqjen e këtij programi do të jetë edhe anëtari Panelit Jira në UEFA, Dariusz Pasieka, i cili ka një eksperiencë të madhe në përgatitjen e trajnerëve.

Paneli Jira përbëhet nga teknikë të respektuar evropianë, të cilët punojnë për UEFA-n për të ndihmuar e mbështetur formimin e trajnerëve të kualifikuar futbolli për të rritur sa më mirë brezat e ardhshëm të futbollistëve.

Sakaq, pjesëmarrësit në këtë kurs të parë do të jenë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave si edhe disa personalitete të tjerë futbolli, të cilët janë të angazhuar si lektorë në kurset e trajnerëve, ndërkohë që në përfundim të kursit të gjithë do të pajisen me një licencën përkatëse të UEFA-s si “Coach Educators”.

Përmes kësaj licencë lektorët e kurseve do të kenë kualifikimin e duhur për t’u angazhuar në kurset e ardhshme të trajnerëve që organizon FSHF.Top Channel

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate