12/22/2025 11:46:24 AM

Vazhdon plazhi në Durrës! Rezervime deri më 20 tetor nga turistët

Duhet të lexoni

Pushuesit e huaj janë të shumtë dhe gjatë vjeshtës dhe premtojnë se do të kthehen për të zbuluar pjesë të tjera të Shqipërisë

Edhe numri i atyre që vijnë me tragete nga Italia në portin detar të Durrësit është më i lartë se një vit më parë, kur shtatori u shoqërua me reshje të vazhdueshme shiu. Gjatë 24 orëve të fundit mbërritën me tragete në port mbi 1400 persona dhe 713 automjete. Në këtë stinë, plazhet ofrojnë më shumë qetësi, pastërti dhe çmime më të mira.

Deri në këto momente hoteli është 100% i zënë dhe deri në datën 15 deri në 20 tetor jemi pothuajse plot”, është shprehur Blerim Norja, menaxher turizmi.

“I bukur, qetësi, det i pastër, as vapë, kënaqësi”, shprehet një turiste kosovare.

“Plazhi na pëlqen sepse ka ikur ajo nxehtësia e madhe edhe e përballojmë më mirë. Edhe çmimet më të ulëta sepse ne verë ka fluks më të madh”, thotë një tjetër pushuese.

Pushuesit e huaj janë të shumtë dhe gjatë vjeshtës dhe premtojnë se do të kthehen për të zbuluar pjesë të tjera të Shqipërisë, pasi kanë mbetur të kënaqur nga pushimet në Durrës.

“Po, unë jam nga Suedia dhe do të largohem nesër pasi qëndrova 10 ditë bashkë me 3 miq të mi. Kemi qenë në Durrës ku plazhi ka një shtrirje të madhe dhe është bukur. Ishim dhe në 3 vende të tjera në veri. Na pëlqeu gjithçka dhe do të kthehemi për të zbuluar jugun e vendit herën tjetër”, shprehet një turiste suedeze.

“Jemi nga Gjermania dhe është hera e parë. Shumë mirë gjithçka këtu. Zgjodhëm Durrësin se është afër me Tiranën, me aeroportin dhe ka plazh. Ushqimi është shumë i mirë dhe qetë. Nuk ka shumë jetë nate, po mbase ngaqë është vjeshtë.”

“Jemi në një udhëtim të shkurtër. Vetëm 4 ditë dhe po qëndrojmë në qytete, zona që janë afër aeroportit”, shprehet një çift gjerman.

Jo vetëm në plazhe. Vjeshta është stina ideale për turet turistike kulturore. Çdo ditë mbërrijnë grupe turistësh të huaj dhe prenotimet përgjatë këtij sezoni janë të shumta, sipas tur operatorëve.

“Pjesa më e madhe e turistëve janë nga Polonia dhe vendet baltike dhe Çekia që zgjasin deri në fund të shtatorit”, u shpreh Blerim Norja./ Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate