12/22/2025 1:45:14 PM

Shefi i kabinetit të Kurtit: Normalizimi i marrëdhënieve po refuzohet nga Serbia

Duhet të lexoni

Luan Dalipi, shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit po përballet me pengesa për shkak të refuzimit të Serbisë për të nënshkruar dhe pajtuar me zbatimin e marrëveshjes.

Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takuan të enjten në Bruksel, takim që në fund nuk pati ndonjë rezultat. BE-ja ka thënë se Vuçiqi e kishte pranuar propozimin e tyre të kompromisit, por jo edhe Kurti. Kryeministri i Kosovës pas takimit ka thënë se qëndrimi i Serbisë është bërë qëndrim i BE-së. Akuza për njëanshmëri të BE-së ka pasur edhe nga akterë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, partia në pushtet që udhëhiqet nga Kurti.

Dalipi ndër të tjera në Twitter ka shkruar se përkushtimi i Kosovës për stabilitet në Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë.

“Përkushtimi i Kosovës për stabilitet në Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë. Traktati i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi po përballet me pengesa për shkak të refuzimit të Serbisë për të nënshkruar dhe pajtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes”, ka shkruar ai.

Sipas Dalipit, Vuçiqi po tallet me të gjithë të përfshirët në proces, duke përmendur faktin se si presidenti serb ironizoi duke thënë se nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen pasi e lëndoni dorën.

“Serbia refuzoi në mënyrë të përsëritur të nënshkruajë marrëveshjen, duke përmendur arsye të ndryshme, duke përfshirë lëndimin e supozuar të dorës nga presidenti i Serbisë. Ai po tallet me të gjithë të përfshirët! Pavarësisht këtyre sfidave, Këshilli Evropian miratoi konkluzionet më 23 mars, duke përshëndetur marrëveshjen. Serbia më vonë e shkeli marrëveshjen duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar tutje ai.

Shefi i kabinetit të Kurtit ka theksuar se Kosova me të drejtë po e kërkon një plan të balancuar të sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes.

“Kosova me të drejtë kërkon një plan të balancuar të sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa Serbia e rrezikon vlefshmërinë e marrëveshjes duke insistuar në Asociacionin si parakusht”, ka shkruar ai.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate