8/24/2025 5:06:04 PM

Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve

Duhet të lexoni

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se rritja e remitencave në vendin tonë vjen si pasojë e ngritjes së inflacionit, rrjedhimisht çmimeve të larta, që ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes ekonomike të familjeve në Kosovë.

Ata thonë se ngritja e vlerës së remitencave është tregues jo i mirë për ekonominë e vendit.

Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu vlerëson se remitancat e diasporës janë jetike për stabilitetin ekonomik dhe social në Kosovë. Ai thekson se problemi kryesor është se këto para shpenzohen kryesisht për konsum, për blerje mallrash dhe shërbimesh, e jo për investime produktive.

Sipas tij, rritja e remitancave në gjashtëmujorin e këtij viti, krahasuar me atë të 2024-ës, nuk duhet parë vetëm si shenjë pozitive, por si pasojë e disa faktorëve siç është rritja së inflacionit në Kosovë dhe Evropë, si dhe shtimit të nevojës për ndihmë sociale.

Këto kushte, sipas Gërxhaliut, kanë bërë që diaspora të dërgojë më shumë para për të ruajtur stabilitetin social dhe për të ndihmuar familjet e tyre në Kosovë.

Roli i diasporës përmes remitancave është substancial për stabilitetin ekonomik dhe social në Kosovë. Mjerimi më i madh është që këto remitanca që hyjnë në Kosovë janë të gjykuara paraprakisht për import të produkteve apo t’u eksportuar të gatshme për të blerë mallra dhe shërbime…Në vitin 2025, kemi një rritje krahasuar me vitin 2024, mirëpo e tëra kjo duhet të analizohet në një dimension krejt tjetër. Po e shohim se inflacioni në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Evropës në rritje e sipër, nevoja për asistencë sociale është në rritje e sipër dhe definitivisht e tëra kjo ndikon që të kemi këtë rritje të dërgesave nga diaspora për të ruajtur stabilitetin social, por edhe ekonomik në Kosovë, duke mbështetur familjarët dhe të afërmit”, thotë Gërxhaliu.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë për KosovaPress, potencon se rritja enorme e çmimeve dhe shtimi i kërkesës për ndihmë sociale janë faktorët kryesorë që kanë rritur mbështetjen e diasporës për familjet në Kosovë.

“Kemi një ngritje enorme të çmimeve dhe nevoja për asistencë apo ndihmë sociale është shumë e madhe. Prandaj, nuk duhet të na habit fakti që krahas investimeve në patundshmëri të diasporës, kemi edhe rritje të ndihmave sociale në Kosovë, sepse atë që e ke blerë para dy viteve me 100 euro, sot nuk e blen me 200 euro”, potencon Gërxhaliu.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), dërguar për KosovaPress, gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave nga diaspora ka arritur në 651.7 milionë euro, ndërsa të dhënat për muajin qershor janë ende paraprake.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur dërgesat kishin arritur në 630.1 milionë euro, këtë vit është shënuar një rritje prej 21.6 milionë eurosh, shkruan KosovaPress.

“Për periudhën janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave e shënuar është 651.7 milionë euro (të dhënat e muajit qershor janë preliminare). Krahasuar me periudhën enjëjtë të vitit të kaluar, është shënuar një rritje për 21.6 milionë euro. Dërgesat për periudhën janar-qershor 2024 janë 630.1 milionë”, thonë nga BQK-ja në përgjigjen e tyre me shkrim.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxhiri vlerëson se rritja e remitancave nuk është shenjë e përmirësimit ekonomik, por përkundrazi, tregon përkeqësimin e gjendjes në Kosovë.

Sipas tij, të gjitha treguesit ekonomikë nga viti 2021 e deri më sot – inflacioni, deficiti tregtar dhe rritja e çmimeve të produkteve esenciale – dëshmojnë se situata ekonomike është e rënduar.

Në një prononcim për KosovaPress, Muhaxheri thotë se remitancat pritet të rriten edhe vitin e ardhshëm, jo si rezultat i zhvillimit, por si pasojë e nevojës për mbijetesë. KP


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate