12/22/2025 10:04:53 AM

Aksidente tragjike në Kosovë, 5 persona humbin jetën, 3 në gjendje të rëndë

Duhet të lexoni

Orë tragjike për Kosovën. 5 persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë në tre aksidente.

Policia e Kosovës informon se aksidentet kanë ndodhur në Graçanicë, Podujevë dhe Pejë.

Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën Llapnasellë-Graçanicë, ku një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për mediat e Kosovës, ndërsa ka treguar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy makina, të cilat kanë qenë në lëvizje.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Podujevë, në afërsi të fshatit. Edhe këtë rast e ka konfirmuar Ahmeti, e cila bëri me dije se edhe një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Si pasojë e këtij aksidenti kanë vdekur dy persona, dhe është plagosur rëndë një tjetër, i cili është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës. Lajmin për mediat e Kosovës e ka konfirmuar zëdhënësi i PK të Pejës, Driton Rugova, i cili ka treguar se poashtu shoferi i automjetit gjendet në stacionin Policor të Pejës.

“Policia është informuar për një askidnet trafiku në Ozdrim të Pejës. Të përfshira janë një veturë dhe tre këmbësorë. Dy janë të vdekur, këmbësori i tretë është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës. Vozitësi i Automjetit është në stacion policor në Pejë” , ka deklaruar Rugova.

Lidhur me rastin ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka konfirmuar aksidentin tragjik. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e 3 aksidenteve tragjike.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate