12/18/2025 4:39:50 PM

Levandovski nuk është më “makineri” si tek Bajerni: Tani jam më njerëzor

Duhet të lexoni

Barcelona po bën përpjekje të rivalizojë Realin e Madridit jo vetëm në Spanjë, por edhe në Ligën e Kampioneve. Trajneri Ksavi Hernandez ka bërë një grup të mirë dhe për shkak të punës së tij klubi e motivoi duke i zgjatur kontratën. Por efikasiteti i disa futbollistëve ka shqetësuar klubin dhe vetë stafin. Konkretisht bëhet fjalë për sulmuesin kryesor, Robert Levandovski, i cili sezonin e kaluar ishte më efikas se këtë sezon, i cili nuk ka nisur aq mirë për polakun. Por sulmuesi ka ditur ta justifikojë gjendjen e tij dhe pozitat në skuadër, pavarësisht se media e cilëson atë “yll” në rënie, pasi në Bundesligë shënonte shumë më tepër sesa në La Liga spanjolle. Robert Levandovski nuk po kalon momentin më të mirë para portës.

Fillimi i tij në kampionat, pavarësisht se ka shënuar dy gola në katër raundet e luajtura deri më sot, nuk ka qenë brilant. Sulmuesi polak preferoi të kërkonte justifikime, duke vënë në pikëpyetje qasjen taktike të trajnerit të “Blaugranave”, Ksavi Hernandez. I pyetur nëse po mendon të shkojë në Arabinë Saudite në të ardhmen, “Leva” pranoi se është larg nivelit me të cilin ishte mësuar në Gjermani dhe se nuk është i njëjti futbollist që ishte gjatë kohës së tij në “Allianz Arena”. “Arabia Saudite? Tani as që e mendoj këtë. Jam super i lumtur në Barcelonë, në ekip, në qytet, me familjen time. Si person jam i lumtur”, ishin fjalët e lojtarit të Barcelonës, i cili gjithashtu la të kuptohet se nuk është më vrasësi që theu të gjitha rekordet e mundshme te Bajerni: “Para Barcelonës isha si makineri, këtu u bëra më njerëzor. Kam kontratë dyvjeçare këtu me opsion edhe një vit tjetër”. Në lidhje me MLS-në amerikane, ai shtoi: “Përpara pandemisë së Koronavirusit, ideja e MLS-së ishte e fortë në kokën time.

Por ndryshova mendje më vonë.” Nga këndvështrimi i Levandovskit, gjëja më e rëndësishme në këtë pikë në karrierën e tij është të kënaqet në maksimum. “Ka të bëjë me kujtimet, ruajtjen e çdo momenti, çdo fitoreje në kokën tuaj. Disa nga komentet për numrin e golave ??që shënova ishin të çmendura, veçanërisht në sezonin me 41 golave në Mynih (duke thyer rekordin e Gerd Müller në Bundesligë). Thyerja e rekordeve nuk është më qëllimi im kryesor. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj skuadrën time të fitojë dhe të shijojë ndeshjet. Këto janë vitet e mia të fundit në botën e futbollit, dy, ndoshta tre. Mos më keqkuptoni: Unë ende dua të arrij sukses dhe të shënoj gola. Por nuk jam këmbëngulës si më parë”, përfundoi Levandovski.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate