Sulmuesi Kristiano Ronaldo në bashkëpunim me “Binance” një kompani kriptomonedhash, ka pranuar t’i nënshtrohet makinës të së vërtetës.
Përballë një poligrafi profesionist, ylli portugez nuk ka hezituar të përgjigjet edhe pse disa rezultuan gënjeshtra dhe të vërteta.
“A ke kërkuar në Google emrin tënd”?
Ronaldo- Po disa herë. Dhe përgjigjia rezulton e vërtetë.
Por kur kapiteni i Portugalisë u pyet nëse do të fitojë ndonjë Botëror, ai thotë “PO”, ndërsa poligrafi i përgjigjet se nuk është e vërtetë dhe se po gënjen.
Një ndër pyetjet e tjera për CR7-ën është nëse do të ndryshonte 5 champions për një Kupe Bote, ndërsa portugezi përgjigjet “JO”.