Pasi transferoi Mateo Kovacinin nga Chelsea dhe Josko Gvardiol nga Leipzigu, Manchester City po vazhdon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri.
Kampioni i Anglisë dhe i Evropës, ka siguruar shërbimet e sulmuesit belg, Jeremy Doku.
Gazetari Sacha Tavolieri raporton se 21-vjeçari ka kryer gjatë ditës së sotme testet mjekësore dhe ka nënshkrur kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.
Skuadra franceze e Rennes do të marrë 65 milionë euro nga transferimi i Jeremy Dokut.
Ai sezonin e fundit shënoi 6 gola në Ligue 1./IndeksOnline/