1/28/2026 6:28:53 AM

Njihuni me ekipin më të dobët në elitën e futbollit evropian këtë sezon

Duhet të lexoni

Shtatëmbëdhjetë ndeshje të zhvilluara. 14 humbje. 49 gola të pranuara dhe në fund të tabelës me vetëm pesë pikë.

Greuther Furth nuk po thyen vetëm rekorde në Bundesligë për arsye të gabuara, por po ashtu e mban titullin e padëshirueshëm për ekipin më të dobët në elitë në të gjitha ligat kryesore evropiane, raporton Gazeta Express.

Ekipi bavarian i sapopromovuar në elitë, i cili i kishte fituar tre tituj të kampionatit gjerman nga vitet 1914 deri më 1930 në epokën para Bundesligës, ka pikë më pak se çdo ekip tjetër në pesë ligat e mëdha evropiane këtë sezon, duke u renditur e fundit në tabelë me vetëm pesë pikë nga 17 ndeshje.

Ecuria e këtij ekipi prej 14 ndeshjeve pa fitores nënkupton se Furth e ka bërë fillimin më të dobët të sezonit në historinë e Bundesligës, para se një fitore 1:0 kundër Union Berlin t’ia jepte fund asaj ecurie.

Ajo është fitorja e vetme e Furth deri tani këtë sezon.

Gjendja në klub gjatë muajve të fundit u përkeqësua aq shumë saqë trajneri Stefan Leitl i bëri lutje publikut të mos ndiej keqardhje për ekipin e tij.

“Për golin e radhës: duartrokisni në vend se të ndieni keqardhje”, ishte titulli i një reviste për një tregim rreth Furth.

Nuk ka pasur shumë duartrokitje, pasi me vetëm 13 gola të shënuara, madje edhe tifozët kundërshtarë janë të pasigurt se a të brohorisin për golin e katër apo pestë kundër Furth.

Furth e preku fundin kur u shkatërruar plotësisht 7:1 nga Bayer Leverkusen në fillim të dhjetorit.

Drejtuesit e klubit ua kanë shkurtuar pushimin e Krishtlindjes lojtarëve, duke i thirrur ata në stërvitje nga 27 dhjetori për t’u përgatitur në përpjekje për ta shmangur rënien nga Bundesliga.

Furth është 13 pikë larg zonës së shpëtimit. /Gazeta Express/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate