Ka filluar të zhvillohet minuta e parë e ndeshjes tejet interesante mes Lincoln Red Imps dhe Ballkanit.
Përballja e sotme është e vlefshme për ndeshjen e kthimit mes dy skuadrave, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, raporton KosovaPress.
Ndeshjen e parë që u zhvillua në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Ballkani e mposhti Lincoln Red Imps me rezultat solid 2:0.
Në rast fitoreje ose barazimi sot, Ballkani do të siguronte fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.