1/25/2026 6:52:06 AM

“Broja profesionist i vërtetë, po korr frytet e punës së madhe”, legjendat e Anglisë kundër Rejës

Duhet të lexoni

Legjendat e Premier Ligës, Martin Kion dhe Xho Kol, ndoshta nuk e dinë se çfarë deklarate ka bërë trajneri Edi Reja për sjelljen e Armando Brojës, por ata nga ana tjetër i kanë thurur lavde talentit të Kombëtares shqiptare, për nisjen fantastike të sezonit me Sauthemptonin.

Brojës i mjaftoi një prekje për të lëshuar një goditje nga 21 metra dhe mposhtur Xhek Batlendin dhe përmbysur momentalisht rezultatin në mesjavë. Paraqitja e tij fiton pikë të tjera edhe prej faktit se tekniku austriak i ka besuar vetëm pesë ndeshje titullar deri tani këtë sezon, pas një nisje të ngadaltë të sezonit.

Sfida e ardhshme e 20-vjeçarit është të vazhdojë të shënojë duke forcuar pozitat për një rikthim të mundshëm në “Stamford Bridge” në fund të sezonit, ku do të mund të rivalizonte me Romelu Lukakun, Kai Havercin dhe Timo Vernerin, në nivelin më të lartë të mundshëm.

Vlerësimet:

Dhe dy legjenda si Martin Kion dhe Xho Kol besojnë se Broja e ka talentin për t’u bërë një lojtar i klasit elitar në Premier Ligë. “Ai duket i denjë, apo jo, – tha ish-legjenda e Arsenalit duke komentuar për mikrofonat e televizionit “BT Sport”.

– Ai duket me vetëbesim dhe po e rrit staturën e tij. Por kjo është diçka e shkëlqyer për Çelsin, me lojtarët që ka huazuar të cilët po shkëlqejnë. Tani ata e dinë se mund të kthehen dhe hyjnë në skuadër, sepse trajneri do ta bëjë këtë për ta”.

Sa i përket ish-mesfushorit të Çelsit, Xho Kol, i cili e njeh Brojën nga afër pasi ka punuar me moshat në qendrën stërvitore të bluve “Cobham”, ka ngelur i befasuar me hapat që talenti ka bërë që kur është huazuar te Sauthemptoni.

“Unë kam punuar me të dhe ai është një lojtar me të vërtetë i talentuar, është një superprofesionist i vërtetë”, komentoi ish-ylli i kombëtares angleze për “BT Sport”.

“I mungonte pak përvoja se si sillej brenda dhe jashtë zone, por ai ka pasur një sjellje të shkëlqyer, ka punuar fort çdo ditë dhe tani po korr frytet e punës së tij. Ai është një tjetër futbollist që e prodhon akademia e Çelsit, e cila vazhdon të nxjerrë talente”, përfundoi ish-futbollisti i Çelsit Xho Kol.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate