Festa e Gerard Piqué në klubin e natës "Fizt’ të Madridit për nder të fundit të "Ligës së Mbretërve" nuk shkoi sipas planit. Sapo ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës, krijuesi i turneut në fjalë me shtatë skuadra dhe shtatë lojtarë, mori mikrofonin, publiku në sallë filloi të brohoriste "Shakira, Shakira", emrin e ish-partneres së tij.
Pikërisht atëherë iu tendosën nervat dhe pas disa çastesh sikleti të heshtur, Pique u përgjigj: "Çfarë nuk shkon? Unë jam kampioni i botës dhe ju jeni askushi". Koret e të pranishmëve në diskotekë nuk i kanë pëlqyer Pique dhe për këtë dëshmon përgjigja e zemëruar ndaj thirrjes “Shakira, Shakira”.
Por gjërat u bënë edhe më keq kur shokët e skuadrës e shtuan ngarkesën mbi shpatullat e tij. Menjëherë pas deklaratave të ashpra, në fakt, ish-portieri i Real Madridit dhe i kombëtares spanjolle, Iker Casillas, mori mikrofonin në dorë dhe i kërkoi DJ-së të luante "Waka-Waka", himnin e Botërorit të Afrikës së Jugut 2010, i fituar nga Spanja, e kënduar nga Shakira.
Një tjetër kënaqësi e vogël për këngëtaren kolumbiane, yllin e pop-it, pas ndarjes me ish-futbollistin e Barcelonës dhe pas suksesit të këngës së saj të fundit "Music Sessions Vol. 53", këngë hakmarrëse "par excellence" për Pique.