Përfaqësuesja U20 e Shqipërisë në basketboll ka humbur thellë edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni B. Të dielën në Shkup,
Shqipëria U20 pësoi nga Finlanda me rezultatin 107:46.
Kuqezinjtë e basketbollit janë mbajtur paksa vetëm në çerekun e tretë.
Në tre të tjerët, finlandezët kanë dominuar plotësisht për ta shënuar fitoren e thellë.
Asnjëri prej lojtarëve të Shqipërisë nuk shfaqi lojë të mirë. Statistikat më të mira i kishte Aleksis NIka, që ndeshjen e përfundoi me katër pikë e pesë kërcime.
Për Shqipërinë është humbja e dytë. Të shtunën pësoi 97:65 nga Holanda. Të martën Shqipëria U20 luan me Zvicrën.
Në Evropianin B në Shkup po paraqitet edhe Kosova U20.
© KOHA.