12/22/2025 3:32:25 PM

Fleta metalike u shkëput nga kamioni dhe i preu qafën, futbollisti shqiptar humb jetën tragjikisht në Barcelonë

Duhet të lexoni

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik teksa ishte duke udhëtuar me makinë në Barcelonë të Spanjës.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Klaudio Mirashi me banim në Villorba të Trevisos, i cili ishte në Barcelonë të Spanjës kur ndodhi aksidenti i rëndë.

Sipas gazetës “Tribuna”, Mirashi ishte duke udhëtuar me një Mercedes A-Class, dhe pasi kishte lënë kushëririn e tij në aeroport, kishte kaluar përmes autostradës për t’u kthyer në Barcelonë.

Në këtë moment, një fletë metalike rreth 20 centimetra që përdoret në ndërtim, është shkëputur nga një kamion që ndodhej para tij dhe ka çarë xhamin e parë të makinës duke e goditur 23-vjeçarin shqiptar në qafë.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, ku mjekët deklaruan vdekjen klinike të tij. Ditën e djeshme arkivoli me trupin e pajetë u kthye në Treviso, ndërsa sot i është dhënë lamtumira e fundit.

23-vjeçari Klaudio Mirashi me origjinë nga Shkodra kishte emigruar në vitin 2006. Ai ishte një djalë i talentuar në futboll dhe një sulmues premtues që ishte aktivizuar me ekipe të ndryshme si Villorba, Treviso dhe Chievo.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate