12/30/2025 12:33:34 PM

City ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, ofertë e përmirësuar për 28-vjeçarin

Duhet të lexoni

Bernardo Silva është një prej lojtarëve më të kërkuar në merkato.

Paris Saint-Germain, Barcelona teksa edhe disa klube nga Arabia janë të gatshme të bëjnë çmenduri për shërbimet e portugezit të Manchester City.

Por, në këtë garë të ashpër, “The Citizens” ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit teksa drejtuesit anglezë do të bëjnë çmos që një prej elementëve më të rëndësishëm në organikën e trajnerit Pep Guardiola të mos largohet.

Ndaj, mediat flasin për një ofertë të re dhe të përmirësuar nga City në drejtim të 28-vjeçarit. Luzitani e provoi veten në sezonin e fundit duke “marrë përdore” skuadrën në momentet më vendimtare në kampionat, por sidomos në Champions League me golat në çerekfinale ndaj Bayern Munich dhe gjysmëfinale ndaj Real Madrid.

Aktualisht, Silva po merr kohën e tij për të vlerësuar ofertat teksa shpeshherë është shprehur se preferon një transferim në Camp Nou te Barcelona, por nga ana tjetër për fantazistin do të jetë e vështirë edhe të refuzojë skuadrën aktuale pas triumfit së “tripletës” duke prekur momentin më kulmor në histori për Cityn./ SuperSport


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate