1/16/2026 8:04:37 AM

United “fshin” emrin e Cristiano Ronaldos, numri “7” bëhet me një pronar të ri

Duhet të lexoni

Eric Cantona, David Beckham, Michael Oën, Di Maria dhe Cristiano Ronaldo.

Këto janë disa nga lojtarët më prestigjiozë në historinë e Manchester United që kanë mbajtur veshur fanellën me numrin “7” të “Djajve të Kuq” dhe që përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme për historinë e anglezëve.

Ndaj, fanella me numrin “7” ka një domethënie speciale në Old Trafford. Pas largimit të Cristiano Ronaldos në merkaton e janarit, fanella me numrin “7” për momentin ka mbetur në sirtar. Megjithatë, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë gati ta rikthejnë në skenë dhe t’ia besojnë një djaloshi që në dukje është i veçantë.

Fjala është për Alejandro Garnachon, lojtari i talentuar nga Argjentina që është rritur në akademinë e klubit anglez (iu bashkua United nga Atletico Madrid në moshën 16-vjeçare) dhe që nga sezoni i kaluar bëri hapin e madh duke iu bashkuar ekipit të parë. Sezonin e fundit, numrat ishin impresionues pasi 18-vjeçari mes kompeticioneve të ndryshme, zhvilloi në total gjatë sezonit plot 37 ndeshje duke realizuar edhe gjashtë gola e gjashtë asistë./SuperSport


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate