Ndërsa skenarët e mediave po e dërgojnë atë në Real Madrid, ai është i gatshëm të respektojë kontratën e tij me parisienët.
Kylian Mbappe e ka ndarë mendjen për ekipin me të cilin do të luajë vitin e ardhshëm.
Futbollisti francez e bëri të qartë se do të qëndrojë deri në vitin 2024 te Paris Saint-Germain, duke i dhënë fund skenarëve të tij të transferimit te Real Madrid.
Kujtojmë se Mbappe i ka dërguar një letër skuadrës së Parisit dhe e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të aktivizojë opsionin dhe të qëndrojë pas vitit 2024, që do të thotë se do të jetë i lirë të negociojë nga janari me një klub tjetër.
Duke folur për Telefoot, 24-vjeçari tha: Unë kam thënë tashmë se do të qëndroj. E thashë tashmë shumë përpara se të ndodhte e gjithë kjo. Unë vendos të luaj në Paris vetëm vitin e ardhshëm, kështu thashë. Ka shumë gjëra që ndodhin brenda një viti, aq më tepër në një klub si Parisi.