1/16/2026 3:11:39 PM

Shqipëria synon ta kthejë Taulant Xhakën

Duhet të lexoni

Ishte muaji nëntor i vitit 2021, kur Taulant Xhaka deklaroi fundin e karrierës së tij me Kombëtaren e Shqipërisë.

Por, kur kanë kaluar rreth dy vjet, ka një përpjekje nga Shqipëria për ta rikthyer atë në Kombëtare, pasi shihet si element shumë i vlefshëm në repartin e mesfushës.

Ka qenë mediumi zviceran ‘4-4-2.ch‘ që ka raportuar se FSHF po mundohet ta bindë Xhakën të rikthehet te Shqipëria dhe t’u ndihmojë kuqezinjve për kualifikim në Euro 2024.

Sipas informacioneve të 4-4-2.ch, brenda FSHF-së është rritur bindja se Xhaka ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në të kaluarën dhe se do të përdorte përvojën e tij për të bërë hapin e madh drejt Kampionatit Evropian.

Xhaka është prioritet kryesor i FSHF-së dhe është pikërisht presidenti Armand Duka që ka marrë përsipër punën për ta rikthyer Taulantin me fanellën kuqezi.

32-vjeçari për herë të fundit fanellën e Kombëtares së Shqipërisë e kishte veshur më 7 shtator të vitit 2019 kur luajti 17 minuta në humbjen 4-1 ndaj Francës, derisa tre ditë më vonë ishte në bankën rezervë në fitoren 4-2 ndaj Islandës.

Xhaka ka zhvilluar 30 ndeshje me Shqipërinë, ku ka qenë edhe ndër lojtarët më meritor që kuqezinjtë shkuan në Kampionatin Evropian, Euro 2016.

Mesfushori i Baselit debutimin me kuqezinjtë e ka bërë më 7 shtator të vitit 2014, derisa në vitet e fundit kishte probleme me trajnerët si Eduardo Reja dhe Christian Panucci.

Mbetet të shihet nëse presidenti Duka do t’ia dalë ta bind Xhakën që të rikthehet te Shqipëria.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate