12/31/2025 5:46:59 AM

Haaland-Lautaro, finalja edhe për fronin e golit: Të dy mund të bëhen legjenda

Duhet të lexoni

Ëndrra dhe lutje me nuanca të ndryshme. Të shenjta dhe profane, që përzihen duke imagjinuar dy epilogë krejtësisht të kundërt në fund të 90 minutave, të cilët mund të bëhen 120 ose edhe më shumë në rastin e një llotarie penalltish, që shënojnë fatin: a do të jetë “ferr” apo “parajsë”?

Atyre iu janë besuar shpresat e tifozëve të Manchester City dhe Interit. Ka nga ata që dëshirojnë t’i shohin në një mbrëmje tjetër të përbashkët, në të cilën është e vështirë ose pothuajse e pamundur t’i ndalosh. Ata që dëshirojnë t’i shohin të kalojnë një natë të hidhur, në të cilën vetë luftojnë për të eklipsuar njëri-tjetrin, duhet të presin leksione se si lëndohet mbrojtja kundërshtare.

Erling Braut Haaland dhe Lautaro Martinez janë padyshim protagonistët më të shumëpritur të finales së Ligës së Kampionëve, e planifikuar për sonte në Stamboll. Sulmuesi norvegjez dhe

“Demi” zikaltër, respektivisht, tërhoqën deri këtu ‘qytetarët’ e Pep Guardiolës dhe Interin e Simone Inzaghit, në aktin e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm dhe prestigjioz evropian për klube, si dhe firmosën në mënyrë të pashlyeshme dy titujt e parë të fituar nga të dyja skuadrat.

Të dyja skuadrat janë në kërkim të trofeut të tretë, tripletës, pasi kanë fituar Premier League dhe “FA Cup” nga njëra anë dhe Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë nga ana tjetër. Sukseset në të cilat nuk mund të mungonin “marka” e Erling Haaland dhe Lautaro Martinez, autorë të sezoneve respektive të jashtëzakonshme.

Tani, megjithatë, të dy janë thirrur në testin e lakmusit. Ka ardhur momenti i së vërtetës; historia duhet të shkruhet në Stamboll dhe shpresat e tifozëve, por jo vetëm të tyre, janë në kokën dhe këmbët e tyre.

Një besim i pakushtëzuar te të dy. Lautaro dhe Haaland do të duhet të përpiqen ta shndërrojnë në atë ngarkesë emocionale që mund të ndryshojë vërtet fatin e finales së stadiumit “Ataturk”, në fushë. Një natë për zemrat dhe kampionët e vërtetë, që Haaland dhe Lautaro kanë treguar se e meritojnë, në pritje të shenjtërimit përfundimtar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate