Një punëtor është rrëzuar nga një lartësi nga stadiumi “Air Albania”, por për fat të mirë pa pasoja për jetën.
Sipas policisë, 40-vjeçari ishte duke punuar në momentin kur është rrëzuar nga një lartësi e vogël.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Me datë 18.12.2021, rreth orës 17:50, te stadiumi “Air Albania”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një lartësi e vogël, shtetasi H. M., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar.
Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
360grade.al