10/31/2025 3:53:30 AM

Nuk më intereson nëse shënon apo jo, duhet të rikuperosh 4 topa”, sulmuesi: Simeone si Ancelotti

Duhet të lexoni

Prej dy vitesh, Kevin Gameiro është rikthyer në vendlindje aty ku aktivizohet në Ligue 1 me skuadrën e Strasbourg. Por, karriera e 36-vjeçarit ka qenë mjaft e pasur dhe ka kaluar në disa etapa të rëndësishme ku një prej tyre ishte edhe Atletico Madrid në vitin 2016.

Sulmuesi qëndroi me Los Colchoneros për dy vite dhe së fundmi zbulon pak nga prapaskenat e trajnerit Diego Simeone. Gameiro shprehet se Simeone nuk është aq i egër saç duket në stol, ndërsa shtoi se kërkon shumë prej futbollistëve madje kërkon pjesëmarrje të sulmuesve në aspektin difensiv.

“Në dhomat e zhveshjes, Simeone është shumë më ndryshe nga sa paraqitet në stol. Është i relaksuar dhe i hapur për bashkëbisedim. Pak a shumë si Ancelotti, i pëlqen t’i lërë të lirë lojtarët. Por, kur është e nevojshme bëhet menjëherë serioz dhe e ngre zërin. I përjeton shumë situatat dhe kërkon vetëm të fitojë.

Mbaj mend gjatë një ndeshje më tha se nuk i interesonte nëse unë shënoja apo jo pavarësisht se isha sulmuesi i skuadrës. Më urdhëroi që t’i rikuperoja të paktën katër topa lojtarit me numër gjashtë të skuadrës kundërshtare. Praktikon një skemë mbrojtëse dhe nuk është e lehtë, sidomos për një sulmues.

Por, gjatë viteve ky sistem ka provuar se është efektiv. U përshtata disi me këtë, por kërkoja diçka ndryshe dhe u largova, por mësova shumë. Më ka pëlqyer Simeone sepse ishte i drejtpërdrejtë, e kam preferuar gjithnjë një trajner të tillë”, u shpreh Gameiro./SuperSport


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate