9/16/2025 2:49:57 PM

I dhuroi fitoren me “aromë” Championsi, Ten Hag me elozhe për Casemiron

Duhet të lexoni

Pas triumfit 0-1 në transfertë ndaj Bournemouth, Manchester United hodhi një hap të madh drejt kualifikimit për në Champions League sezonin e ardhshëm. “Djajve të Kuq” iu mjafton vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit për të siguruar matematikisht vendin e katërt të Premier League.

Heroi i ndeshjes ndaj Bournemouth ishte Casemiro i cili realizoi golin e vetëm në minutën e nëntë të pjesës së parë. Mesfushori gjatë gjithë sezonit është shfaqur në një nivel mbi mesataren dhe në fundin e këtij sezoni, drejtuesit dhe trajneri Erik Ten Hag janë mëse të lumtur që mundën ta transferonin në verën e kaluar nga Real Madrid.

Pas takimit me Bournemourth, tekniku holandez i Manchester United veçoi paraqitjen e Casemiros duke theksuar se brazilian ka një kontribut të jashtëzakonshëm në skuadër.

“Casemiro shënoi një gol brilant, vazhdon të na surprizojë çdo ditë. Është një futbollist fantastik, në fakt e dinim që në fillim se ai është nga më të mirët kur vjen puna te organizimi, pozicionimi, interceptimet, duelet e fituara, lufta në fushë si dhe energjia që transmeton për shokët e skuadrës.

I shkëlqyer. Padyshim që ka përmbushur të gjitha pritshmëritë që kishim në fillimin e sezonit, nuk ka shumë lojtarë në atë pozicion që i përshtaten United dhe ne jemi të lumtur që kemi në skuadër Casemiron. Kontributi i tij në ekip është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Ten Hag./ Super Sport


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate