2/14/2026 8:04:01 AM

Shqipëria mbështet Kosovën për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Duhet të lexoni

Kosova ka paraqitur kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 dhe për organizimin e tyre tashmë ka edhe mbështetjen e Shqipërisë.

Kjo mbështetje vjen për zhvillimin e lojërave bregdetare, përkatësisht ato të lundrimit në det, raporton KosovaPress.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministren e Ministrisë së Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi duke bashkuar forcat rreth këtij organizimi.

“Ministri Çeku dhe Ministrja Kushi nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive të sportit në Kosovë dhe Shqipëri për mbështetje të kandidaturës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030. Kjo mbështetje institucionale dhe organizative e kandidaturës, parasheh organizimin e sportit të lundrimit në bregdetin shqiptar. Ky është një angazhim tjetër i përbashkët për zhvillim të sportit në nivel kombëtar.”, thuhet në njoftimin e MKRS-së./Katror.info

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate