1/14/2026 4:30:14 AM

Klubi evropian u përgjigj me “A është kjo një shaka?”, kur Barcelona i ofroi Samuel Umtitin

Duhet të lexoni

Një klub mendoi se ishte një “shaka” kur Barcelona i ofroi Samuel Umtitin gjatë një takimi, duke përmbledhur situatën aktuale të francezit.

Mbrojtësi ka luajtur vetëm një ndeshje në La Liga këtë sezon, duke luajtur 90 minuta në barazimin 2-2 me Osasunan fundjavën e kaluar.

Ai është konsideruar si lojtar jashtë planeve ndaj kërkesave te Blaugranasit, por në të njëjtën kohë klubi po përpiqet ta heqë qafe atë.

Dhe një histori është shfaqur që tregon se sa e vështirë është të negociosh një largim për ish-mbrojtësin e Lyon.

Sipas SPORT, kur një përfaqësues i Barçës përmendi emrin e Umtitit si lojtar i disponueshëm në bisedime, zyrtari i klubit pyeti nëse ishte një shaka, në përgjigje.

Benfica ka qenë e lidhur me 28-vjeçarin, por me faktin se është e ndërlikuar për të larguar Umtitin nga fatura e pagave, thuhet se Barça tani mendon se opsioni i tyre i vetëm është të ndërpresë kontratën e tij.

Marrëveshja e tij do të përfundojë në vitin 2023 dhe ai besohet se nuk ka arritur të bjerë dakord për një ulje të pagës së tij prej 208,000 funte në javë.

Barca pagoi 20 milionë funte për Umtitin në vitin 2016 dhe ai luajti 83 herë në dy sezonet e tij të para përpara se koha e tij e lojës të binte në sezonet që pasuan.

Fituesi i dyfishtë i La Ligas ishte i papërdorur nga Ronald Koeman dhe gjithashtu nuk shihet si pjesë e planeve të Xavi Hernandez në Nou Camp.

Për më tepër, tifozët e Barçës janë kthyer edhe kundër qendërmbrojtësit.

Ai u vërshëllye me zë të lartë nga përkrhaësit e skuadrës gjatë ndeshjes së trofeut Joan Gamper me Juventusin në gusht.

Dhe së fundmi, Umtiti u përball me një pjesë të tifozëve që bllokuan makinën e tij – me një të tillë që u ngjit në të, teksa doli nga terreni i stërvitjes. /Telegrafi/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate