Peja e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Trepçës, në ndeshjen e dytë të serisë finale.
Pejanët e kanë nisur në mënyrë fantastike ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me shifrat 32-14.
Edhe në çerekun e dytë, skuadra vendase ishte dukshëm më e mirë, duke e fituar edhe çerekun e dytë me rezultat 25-18, për rezultatin final të pjesës së parë 57-32.
Më i dalluari në pjesën e parë te Peja ishte Arti Hajdari, me 13 pikë, një kërcim dhe një asistim.
Ndërkohë te Trepça më i miri ishte Drilon Hajrizi me nëntë pikë, katër kërcime dhe një asistim.