Skuadra e Arsenalit barazoi 2 me 2 në ndeshjen e javës së 31-të në Premier League ndaj West Ham Unitedit.
Pas ndeshjes, kamerat kapen momentin kur kapiteni i “The Hammers”, Declan Rice pranoi një dhuratë nga kundërshtari i tij, Martin Odegaard, shkruan Lajmi.net
Rice mori një fanellë të kuqe nga lojtari i Arsenalit dhe një nënshkrim.
Kujtojmë që për mesfushorin e Kombëtares së Anglisë janë të interesuar shumë klube, përfshi këtu edhe “Topçinjtë”.
Me këtë barazim, skuadra e Mikel Artetas rrezikon shumë titullin kampion, pasi tani mbetët vetëm katër pikë më shumë se vendi i dytë, Manchester City – që në fakt ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/