11/18/2025 9:40:22 AM

“Nëse do të mund të zgjidhja një futbollist për të luftuar për jetën time, ai do të ishte Granit Xhaka”

Duhet të lexoni

Ashtu si shumë tifozë të Arsenalit, edhe Piers Morgan ka ndërruar mendim për Granit Xhakën.

Mesfushori nga Kosova po kalon formë jetësore këtë sezon, duke qenë njëri nga futbollistët kryesorë te liderët e Premierligës, shkruan GE.

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Leeds me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 29-të të Ligës Premier, ku njërin nga golat e shënoi Granit Xhaka.

Dy gola shtoi Gabirel Jesus, ndërsa një të tjetër Ben White për fitoren që e afron një hap më shumë drejt titullit. Mesfushori me prejardhje shqiptare shënoi gol në minutën e 84-të, duke i dhëne verdiktin përfundimtar këtij takimi.

Ai është vlerësuar me notën 8.0 nga SofaScore, i dyti më i mirë në fushë, pas Gabriel Jesus (8.0). Xhaka luajti 86 minuta dhe krijoi një shans të madh për gol kishte tre top të gjatë dhe që të tre të saktë.

Ai kishte po ashtu dy duele të fituara, nga katër sa kishte, ndërsa dy herë ndërhyri në top dhe dy herë ndërpreu aksionin.

Falë paraqitjeve të mira të reprezentuesit zviceran këtë sezon, ai ktheu tifozët e klubit, të cilët tashmë po i kushtojnë edhe këngë atij.

Përkrahja për 30-vjeçarin tani nuk po mungon as nga gazetari i njohur, Piers Morgan, i cili dikur ishte ndër kritikuesit më të mëdhenj.

“Nëse do të mund të zgjidhja një futbollist për të luftuar për jetën time, ai do të ishte Granit Xhaka”, ka shkruar Morgan, i cili njihet edhe si tifoz i flaktë i Arsenalit.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate