11/17/2025 9:37:41 PM

Aksidente dhe flamuj të kuq, Verstappen fiton me Hamilton që ndjek, Leclerc zhgënjimi radhës

Duhet të lexoni

Mes ndërprerjesh të shumta, makinës së sigurisë që u fut disa herë në pistë dhe flamujve të kuq, Max Verstappen ia doli të siguronte fitoren e dytë sezonale në Çmimin e Madh të Australisë.

Kaosi mbizotëroi në Melbourne teksa sfida nisi me një ritëm të çmendur. Ishte George Russell që parakaloi në start Max Verstappen ndërsa në xhiron e dytë, Charles Leclerc mbyll garën pas një kontakti me Stroll. Në vijim ishte dyshja e Mercedes që kryesoi garën teksa në xhiron e shtatë u desh ndërhyrja e makinës së sigurisë pas një aksidenti të Albon.

Por, me kalimin e xhirove hyri në fuqi flamuri i kuq për të pastruar pistën. Në këtë pikë, ishte Russell që u penalizua pasi ishte futur më parë në bokse dhe më pas kur të gjitha makinat u rikthyen në bokse humbi pozicione. Pas rifillimit të garës, Hamilton mori kryesimin i ndjekur nga Verstappen. Gjithsesi, fati nuk ishte në anën e Russell pasi motori e la në baltë me britanikun që u detyrua të tërhiqej para kohe.

Me vazhdimin e garës, Verstappen parakaloi Hamilton me britanikun që nuk mund të ruante ritmin e Red Bull. Ndërkohë, kur kishin mbetur vetëm katër xhiro nga fundi i garës, Kevin Magnussen “parkoi” njëvendëshen e tij Haas në pistë duke detyruar makinën e sigurisë të ndërhynte teksa më pas në fuqi hyri sërish flamuri i kuq. Pas disa minutash ndërprerje, makinat u rikthyen në pistë për një tjetër start.

Verstappen ruajti pozicionin ndaj Hamilton ndërsa Alonso u përplas nga Sainz, ndërkohë në prapavijë Ocon dhe Gasly, dy shokë skuadre te Alpin u përplasën duke sjellë sërish ndërprerjen e garës. Makinat iu drejtuan sërish bokseve ndërsa gara u mbyll me një xhiro të fundit nën regjimin e makinës së sigurisë ndërsa pavarësisht se doli jashtë piste, komisarët e garës vendosën që Alonso të mos e humbiste vendin e tretë për shkak se në momentin që ndodhi aksidenti nuk ishte kryer një xhiro e plotë dhe kështu u lanë në fuqi pozicionet e mëparshme.

Pas kësaj gare, Verstappen koleksionoi fitoren e dytë radhazi në këtë sezon ndërsa për holandezin ishte triumfi i parë në tokën kanadeze teksa Mercedes tregoi përmirësime me Hamilton që u ngjit në podium ndërsa Alonso konfirmon formën e mirë të Aston Martin. Nga ana tjetër, Ferrari mbetet një zhgënjim në këto gara të para me Sainz që e mbylli në vend të 12-të. Ndërkohë, në zonën e pikëve u renditen Stroll, Norris, Hulkenberg, Piastri, Zhou dhe Tsunoda./ SuperSport


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate