9/18/2025 2:04:00 AM

Batatina flet pas shortit në Kupën e Kosovës: Vlerëson Gjilanin, por thotë se synojnë trofeun e tretë rresht

Duhet të lexoni

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë ditës së martë (sot) është bërë hedhja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale.

Takimi kryesor gjysmëfinal do të jetë ai mes Llapit dhe Gjilanit që njëherit përballen dy ekipet e elitës së futbollit kosovar.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina në një pronocim për lajmi.net e ka vlerësuar ekipin kundërshtar, ndërsa ka shtuar se ekipi i tij në vitet e fundit e ka fituar trofeun e këtij kompeticioni, siç ka thënë ai, me 200 për qind meritë.

“Nuk do të jetë e lehtë të eliminojmë Gjilanin. Ata kanë një skuadër të mirë. Do ta bëjmë maksimumin si ekip. Në vitet e fundit Llapit ka arritur në finale 200 për qind me meritë duke i mposhtur skuadrat më të mira në Kosovës” – ka thënë trajneri Tahir Batatina për lajmi.net.

Batatina ia ka bërë me dije “kuqebardhëve” nga Anamorava se ai me ekipin e tij synojnë ta sjellin trofeun e Kupës për herë të tretë në Podujevë.

“Edhe këtë ndeshje do ta japim maksimumin. Kemi para vetes një skuadër si Gjilani dhe do të mundohemi që edhe këtë vit ta sjellim Kupën në Podujevë”, deklaroi tekniku llapjan.

Në takimin tjetër gjysmëfinal do të përballen Prishtina dhe Vushtrria.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

Përballjet e para të këtij raundi do të zhvillohen më 5 prill, ndërsa ato të kthimit më 19 prill.

Fituesi i Kupës së Kosovës do të sigurojë pjesëmarrjen direkt në garat evropiane./Lajmi.net/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate