5/15/2025 8:49:50 PM

Një argjentinas për Italinë, Retegui: Krenar! Po mësoj gjuhën

Duhet të lexoni

Mateo Retegui është një nga surprizat e listës së Roberto Mancinit për duelet eliminatore të Euro 2024. Italia është pjesë e grupit C bashkë me Anglinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën.

Sfida e parë do të luhet në “Diego Maradona” të Napolit përballë Anglisë (23 mars). Tri ditë më vonë është radha e transfertës ndaj Maltës. Retegui ka lindur në Argjentinë, por prindërit e tij janë me origjinë italiane.

Sulmuesi 23-vjeçar aktivizohet me Tigre në kampionatin argjentinas, teksa kartonin e tij e zotëron Boca Juniors. Ftesën e Mancinit e ka pritur me entuziazëm dhe kënaqësi.

“Reteguin e ndjekim prej kohësh. Ai ka cilësi që neve na mungojnë. Menduam se nuk do të pranonte të vinte tek Italia. Por, ai kthehu menjëherë përgjigje pozitive”, u shpreh pak ditë më parë trajneri i kombëtares italian.

Vetë sulmuesi, i cili ndiqet me interes nga shumë klube europiane, tregoi për ESPN emocionet e grumbullimit me kampionët në fuqi të Europës.

“Jam i lumtur dhe krenar për atë që po përjetoj. Për mua dhe për familjen time ky është një hap shumë i rëndësishëm. Jam shumë i lumtur për mundësinë që më është dhënë, që mund të përfaqësoj një nga kombëtaret më të rëndësishme në botë.

Po e shijoj në maksimum këtë moment. Më duhet të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës që më kanë ndihmuar të mbërrij deri këtu. Estudiantes, Talleres, Boca Juniors dhe Tigre. Diego Martinez dhe stafi i tij më kanë bërë një lojtar dhe person më të mirë.

Gjuha italiane? Kam mësuar disa fjalë, por këtë javë nisa ta studioj seriozisht. A mund të përmend disa fjalë? Jo, më vjen turp”, përfundoi Retegui duke buzëqeshur.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate