12/20/2025 12:09:49 AM

Onana: U bëra portier prej vëllait, ja përse nuk luaj më me frikë

Duhet të lexoni

Andre Onana rrëfehet në një intervistë për “DAZN” disa anë personale të karakterit të tij si dhe sekretet, të cilët e kanë bërë edhe më të fortë.

I pyetur se përse kishte zgjedhur të bëhej portier, i linduri në Nkol Ngokm u përgjigj: “Që fëmijë, sepse vëllai im Kristiani, më i madhi, ishte portier, unë e shoqëroja dhe i mbaja çantën. Shikoja si luante dhe u dashurova me rolin e portierit”.

Në lidhje me rolin në fushë Onana tregon se çfarë do të bënte nëse nuk do të kishte zgjedhur këtë profesion. “Polic, e dua shumë si profesion. Më pëlqejnë përgjegjësitë. Gjithsesi më pëlqen shumë të jem portier, por duhet të jesh shumë i fortë mendërisht, sepse çdo gabim që bën është gol”, tha Onana.

Mes të tjerash ai tregoi arsyen që e bën të mos ketë më frikë në katërkëndëshin e blertë. “Kam luajtur një herë me frikë, por pas asaj ndeshjeje i thashë vetes ‘Nuk do të luaj më asnjëherë me këtë frikë’. Kam humbur finalen e Europa League nga frika. Ajaksi e humbi atë ndeshje ndaj Mançester Junajtidit para se te luanim në 2017-ën. Në stërvitje telefonova Van der Sarin dhe i thashë që nuk isha mirë për finalen, isha i sëmurë. ‘Do të shkosh dhe do të luash, tha. 

Unë jam plakur, nuk te zëvendësoj dot’. Mëngjesin e ndeshjes kishim shtatë lojtarë të sëmurë. Ishim të rinj, unë isha 19 vjeç. Ishim në tunel: E shoh De Gean pak më mbrapa se unë, gjashtë muaj më parë luaja “PlayStation”, duke e përdorur atë në portë. Tek unë pastaj vjen Min Juns, një nga lojtarët më të rëndësishëm që kishim dhe më thotë ‘A e ke parë krahun e Valencias? Nuk mund të luaj kundër tij’. Çmenduri”, rrëfen Onana.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate