12/20/2025 9:08:40 AM

Chelsea i “rilindur”, Potter: Skuadra luan me mentalitetin e duhur, Enzo ka vizion

Duhet të lexoni

Pas triumfit në mesjavë në Champions League ndaj Dortmund, Chelsea koleksionoi edhe të dytën fitore radhazi në Premier League.

“Blutë e Londrës” triumfuan në transfertë ndaj Leicester me shifrat 1-3 teksa pas sfidës trajneri Graham Potter theksoi se ishte një ndeshje e vështirë ndërsa shtoi se mentaliteti i skuadrës ka nisur të përmirësohet.

“Ishte një nga ato ndeshje ku edhe tifozeria vendase ta vështirëson shumë punën. Megjithatë, jam i lumtur nga lojtarët sepse e menaxhuan më së miri situatën. Nuk ishte një ndeshje e lehtë pavarësisht rezultatit, Leicester pati shanse. Vuajtëm paksa, por me kalimin e minutave e morëm veten dhe ishim të vendosur mirë në fushë. Duhet të vazhdojmë me këto paraqitje, në mbrojtje po tregohemi solidë.

Kemi pësuar pak dhe mentaliteti është duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë. Tre fitore në tre ndeshjet e fundit (përfshirë edhe Champions) është një ndjesi e mirë, sidomos kur bëhet fjalë për nivele të tilla. Dua edhe një fitore tjetër para se të vijë pauza prej kombëtareve.

Do të luajmë për tre pikët edhe ndaj Everton. Enzo Fernandez? Është i shkëlqyer, jam i bindur se do të rritet edhe më shumë pasi sapo është transferuar në një ambient që është i ri për të. Në fushë Fernandez sheh gjithçka, ka shumë vizion”, u shpreh Potter./Super Sport


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate