Janë disa lojtarë me peshë në futbollit botëror si: Federico Chiesa, Leroy Sane, Kalidou Koulibaly, Miralem Pjanic-i, Luka Jovic-i, apo dhe Ante Rebic-i që kanë diçka të përbashkët. Agjentin e tyre.
Fali Ramadani është agjanti i mirënjohur, madje një nga më të njohurit në futbollin Evropian, që ka nën administrimin e tij lojtarët e sipërpërmendur. Normalisht lista me emra futbollistësh është shumë herë më e gjatë.
Për të gjithë ata që nuk e njohin, Ramadani ka lindur në Maqedoninë e Veriut në 1963. 58-vjeçari nga Tetova është me orgjinë shqiptare.
Ai e nisi karrierën si sipërmarrës në sektorin e hotelerisë dhe më pas gradualisht kaloi në botën e futbollit. Lojtari malazez, Stefan Jovetic-i, ka qenë goditja e parë e madhe e Ramadanit.
Pas Jovetic-it janë shumë emra, sidomos nga Ballkani që Ramadani i ka transferua në ekipe të mëdha evropiane. Ndaj edhe ai ka marrë nofkën si (Mino) “Raiola i Ballkanit”. Sipas të dhënave të “Transfermarkt”-it, ai ka kryer transferime në shifrën totale të 450 milionë eurove.
Aktualisht Ramadani po hetohet për pastrim parash dhe krime të tjera të natyrës fiskale. Nën hetim kanë përfunduar edhe kalimi i Chiesa-s te Juventus-i, Koulibaly te Napoli dhe Pjanic-i te Barcelona.
“Ai është shumë punëtor dhe ka një rrjet të jashtëzakonshëm. Josh me lehtësi lojtarët, që e respektojnë atë për një arsye: kur premton diçka, ai e realizon”, kështu shprehej rreth një vit me parë gazeta gjermane “Der Spiegel”.
58-vjeçari njihet ndryshe dhe si agjenti që urren të fotografohet dhe nuk i ka qejf intervistat. Daljet e tij në publik janë shumë të pakta.
Dalja e fundit, besohet se është gjatë kalimit të Jovic-it te Real Madrid-i, ku ai u shfaq krah futbollistit dhe presidentit të Real-it, Florentino Perez-it.
Ramadani zotëron kompaninë “LIAN Sports Group”, e cila menaxhon lojtarët:
Federico Chiesa – Juventus
Leroy Sane – Bayern Munich
Kalidou Koulibaly – Napoli
Ante Rebic – Milan
Nikola Milenkovic – Fiorentina
Luka Jovic – Real Madrid
Miralem Pjanic – Barcelona
Diego Demme – Napoli
Marco Alonso – Chelsea
Nedim Bajrami – Empoli
Stefan Jovetic – Hertha Berlin
Samir Handoanovic – Inter
Haris Seferovic – Benfica etj…