12/30/2025 7:19:37 AM

Cili është vizioni evropian për Detin e Veriut?

Duhet të lexoni

Energjia e erës në det të hapur është bërë një nga shtyllat kryesore të tranzicionit energjetik evropian dhe Deti i Veriut është pika nga pikat strategjike më të rëndësishme.

Aktualisht po bëhen plane që në vend se të ndërtohen parqe me kapacitete të mëdha të erës në det të hapur të konstruktohen qendra të energjisë, ku përveq gjenerimit të energjisë nga era mund të realizohet dhe prodhimin dhe ruajtjen e hidrogjenit.

Me ndërtimin e këtyre qendrave gjatë periudhave me pak erë ose diell, sistemet energjetike kanë nevoj për kapacitete gjeneruese të dispeçueshme/burime të energjisë elektrike që mund të vihen në funksion sipas kërkesës dhe aktualisht hidrogjeni është kandidati kryesor, shkruan Kosovo Energy.

Danimarka, Gjermania, Holanda dhe Belgjika janë shtetet të cilat po lëvizin drejt realizimit të këtyre strukturave madhore energjetike në Detin e Veriut.

- ADVERTISEMENT -

Në një sistem të ardhshëm të energjisë elektrike me pjesë të larta të energjisë së erës dhe diellore do të ketë periudha ditësh dhe javësh në të cilat prodhimi i energjisë së erës dhe diellit së bashku tejkalojnë kërkesën e drejtpërdrejtë për energji elektrike.

Gjatë këtij intervali, energjia që nuk konsumohet nga konsumatorët mund të shfrytëzohet në procesin e elektrolizës për prodhimin e hidrogjenit. Hidrogjeni i prodhuar pastaj do të ruhet për nevojat e ardhshme të sistemit, apo sipas kërkesë së konsumatorëve industrial me qëllim të zëvendësimit të koksit dhe qymyrit në proceset e industrisë së rëndë metalurgjike.

- ADVERTISEMENT -

Për të realizuar ruajtjen e hidrogjenit në det të hapur ka opsione të disponueshme. Shtresat e kripës nën e Detit të Veriut mundësojnë krijimin e shpellave të reja të kripës dhe linjat për transportimin e gazit natyror mund të ripërdoren për ruajtjen dhe transportimin e hidrogjenit në sasi të madhe.

Kjo është e mundur edhe nën tokë, por ndërtimi i një numri të madh shpellash kripe ose përdorimi i linjave të vjetra të gazit për të ruajtur hidrogjenin mund të hasë në rezistencë nga njerëzit që jetojnë në këto zona.

Hidrogjeni i prodhuar në këto qendra energjetike mund të përdoret për të prodhuar energji elektrike dhe për të mbuluar mungesat e energjisë në ditët kur ka mungesë të energjisë. Njësitë me karburant hidrogjeni janë të përshtatshëme sepse ato kanë kosto relativisht të ulëta investimi për njësi dhe mund të ofrojnë fleksibilitetin e dëshiruar.

Në fillim, këto centralet me hidrogjen do të jenë turbina me gaz ose njësi të ciklit të kombinuar; të cilat këto tashmë përdoren në platformat e naftës dhe gazit në det të hapur.

Kombinimi i erës në det të hapur me prodhimin e hidrogjenit, ruajtjen e hidrogjenit dhe prodhimin e energjisë së dispeçueshme mund të bëhet një shtyllë e fortë e sistemit të energjisë elektrike me emetim zero të së ardhmes./Katror.info

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate