12/19/2025 5:11:45 PM

Pesë arsye përse nuk duhet asnjëherë të largoheni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes

Duhet të lexoni

Nëse mendoni të hiqni dorë nga mëngjesi për të rënë nga pesha, mendojeni mirë.

Ka patur plot artikuj ku argumentohet rëndësia e një mëngjesi të shëndetshëm për organizmin tonë.

Rregulloni peshën

Ekuilibroni peshën tuaj duke ngrenë mëngjesin e duhur. Sipas të dhënave nëse ju konsumoni një numër të konsiderueshëm kalorish në mëngjes, arrini të ruani një peshë të shëndetshme.Prandaj duhet të hani mëngjes të plotë dhe jo vetëm fruta.

Një zemër të shëndetshme

Mund të mos kesh dëshirë të hash mëngjes, por zemra juaj e kërkon. Meshkujt që nuk konsumojnë mëngjesin sipas statistikave kanë një rrezik 27% më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Prandaj nëse doni që të keni një zemër të shëndetshme dhe një qarkullim të mirë të gjakut mos e lini pa ngrënë mëngjesin.

Lufton inflamacionin

Sipas një studimi nga Shoqëria Amerikane e Dietologëve, u vëzhgua se inflamacioni mund të parandalohej me ngrënien e mëngjesit.

Inflamacioni i lartë në organizëm shkakton dhe përkeqësim të metabolizmit si dhe rrezik ndaj diabetit. Prandaj mbusheni pjatën tuaj në mëngjes me ushqime si vezët, spinaqi, domate, kos dhe mollë.

Merrni vitaminat që ju duhen

Personat që konsumojnë mëngjes çdo ditë arrijnë të plotësojnë që në orët e para nivelet e duhura të vitaminave që i duhen organizmit. Ushqime të pasura me vitaminën D, B12 dhe A që janë vitale për mirëqenien e organizmit. Mungesa e vitaminës D është lidhur me një probabilitet më të madh të prekjes nga diabeti apo sëmundjeve kardiovaskulare. Prandaj mbushni një gotë me lëng portokalli dhe hani mirë.

Më mirë për trurin tuaj

Trurit i duhen më shumë minuta për t’u kthjelluar se sa koha që shpenzoni për të fikur zilen e alarmit të mëngjesit. Mëngjesi është ajo pjesë e regjimit ushqimor që ju jep energjinë e duhur që ju duhet përgjatë gjithë ditës. Prandaj jepini furnizimin e duhur duke përgatitur mëngjese të plota duke kombinuar fruta dhe perime, por pa anashkaluar dhe proteinat apo bulmetin.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate