12/19/2025 3:24:43 PM

Abdixhiku: Muajt e ardhshëm, përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të arrijnë në një pikë kritike

Duhet të lexoni

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se gjatë muajve të ardhshëm, përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të arrijnë një pikë kritike.

 

Ai ka deklaruar se në kërkim të një përfundimi të suksesshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të mbështesin ankorimin e pakthyeshëm të Kosovës në Perëndim dhe të shmangin ndërhyrjet malinje nga Rusia dhe Kina.

Këto deklarime Abdixhiku i ka bërë në një shkrim autorial në prestigjiozen evropiane “Euractiv“.

“Kjo mund të bëhet vetëm përmes një anëtarësimi të plotë në NATO. Për këtë qëllim, njohja formale e Kosovës nga të gjithë anëtarët e NATO-s dhe BE-së është një parakusht i domosdoshëm”, ka shkruar i pari i LDK-së.

Tutje, ai ka thënë se vetëm duke përforcuar sigurinë e Kosovës, SHBA-ja dhe BE-ja do të përmbushin prioritetet e tyre strategjike rajonale, do ta ndihmojnë Kosovën ‘të lulëzojë’ dhe do të sigurojë stabilitetin evropian.

“E ardhmja e Kosovës është në rrezik. Ne duhet të ngrihemi përpara me aleatët tanë perëndimorë për ta siguruar dhe mbrojtur atë”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Lideri opozitar gjithashtu ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të bazohet në parimet themelore të njohjes reciproke të dy vendeve, duke respektuar plotësisht integritetin territorial të njëra-tjetrës.

“Përtej kësaj, anëtarësimi i Kosovës në aleancën e NATO-s duhet të jetë një hap i natyrshëm që përfundon tre dekadat e angazhimit perëndimor të vendit. Në fund të fundit, NATO ka qenë në Kosovë që nga qershori i vitit 1999; është koha e duhur që Kosova të jetë në NATO”, ka shkruar ndër të tjera kreu i LDK-së.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate