12/19/2025 3:08:58 AM

Kosova në krizë për anesteziologë, ja edhe sa të tillë i duhen QKUK-së

Duhet të lexoni

Vetëm 45 anesteziologë janë të angazhuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilët duhet të kujdesen për 40 njësi punuese dhe 34 salla operative. Krahas mungesës, institucionet publike shëndetësore po ballafaqohen edhe me largimin e këtij stafi, qoftë në klinikat private apo edhe jashtë Kosovës.

Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv, Gazmend Spahija, ka thënë për Ekonomia Online se aktualisht në QKUK nevojiten edhe 80 anesteziologë. Ai ka thënë se me këtë numër kaq të vogël, angazhohen në 40 njësi punuese.

Për momentin në QKUK i kemi 45 anesteziologë të angazhuar në total. Këta 45 anesteziologë janë të angazhuar në 40 njësi punuese aty ku ka nevojë për anestezion; i kemi 34 salla operative aktive që mundohen me u mbulu edhe 6 njësi që ne i themi internistike, ku kryhen edhe gastroskopitë, kolonskopitë. Mandej në Radiologji, ku kryhet brahioterapia, rezonanca magnetike, fëmijët të cilët kanë nevojë për anestezion. Ne me këtë numër jemi të angazhuar në këto 40 njësi të cilat mundohemi me i mbulu”, ka thënë Spahija.

“Po sipas llogaritjeve që kemi bërë ne në kolegjiumin e Klinikës së Anestezionit duhen 120 anesteziologë. Po ashtu tentojmë që asnjë sallë të mos mbete pa anesteziologë, se gjatë kësaj periudhës të fundit kohore kemi edhe shtim të shërbimeve në QKUK, ky shtim i shërbimeve nuk po mundemi ne me e ndjekë, kemi klinika të cilat i kanë 4 salla operative, të cilat ne nuk po arrijmë t’i furnizojmë t’i delegojmë, 4 anesteziologë të njëjtën kohë, ne tentojmë që prej atyre 4 sallave së paku 50 për qind e tyre të punojnë, mundohemi të sigurojmë së paku 2 anesteziologë në sallë”, u shpreh Spahija.

Ai ka treguar edhe numrin e anesteziologëve nga sektori publik. Shkak për këtë po del të jetë paga e ulët, teksa pret që me hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, trajektorja e largimit të tyre të ulet.

“Po vetëm vitin 2022 neve na u kanë larguar 11 anesteziologë, domethënë ka qenë një vit ku kemi pasur një vit shumë të madh të anesteziologëve, një është pensionuar, një fatkeqësisht ka ndërruar jetë, kështu që ne në total prej 2020-ës kur kemi pasur vetëm largimin e parë të kirurgëve, kemi mungesë prej 23 anesteziologëve duke i përfshi edhe anesteziologët të cilët janë pensionuarapo edhe ata dy kolegët të cilët fatkeqësisht kanë ndërruar jetë”, u shpreh tutje ai, teksa thotë se nuk ka asnjë anesteziologë të papunë në Kosovë.

“Për deri tani e kemi 7 specializantë të cilët e kanë ndërprerë kontratën e punës, kanë dalë jashtë, prej 44, 4 specializantë të anestezionit nuk kanë ardhur fare, nuk janë lajmëruar fare, domethënë vetëm 40 prej atyre vetëm na u kanë larguar, largimi jashtë Kosovës është kryesisht largim i specializantëve, përndryshe specialistët të cilët largohen prej QKUK-së dalin krejt në sektorin privat”, tha ai.

Normal, kushtet e punës nuk mund të themi që i kemi të këqija në anestezion, por jo pagat, mandej në këto shërbimet 24 orësh që po i mbajmë, kujdestaritë ne i kemi të shpeshtuara çdo të 6-tën ditë, domethënë janë kujdestaritë të shpeshta, kujdestari me një punë voluminoze dhe kjo e rritë ngarkesën e një anesteziologu, në sektorin privat kujdestaritë i ka shumë më të rralla, paga është normal më e mirë edhe për atë edhe kjo joshje po i largon. Ligji i pagave është një motivim shumë i mirë për anesteziologë të cilët kanë vendosur me punu në sektorin publik, domethënë një ofertë shumë e mirë e cila ofertë sado kudo i plotëson nevojat e një anesteziologu”, tha tutje Spahija.

Problematikë tjetër për sektorin publik është edhe mungesa e infermierëve.

Ikja jashtë shtetit dhe pensionimi janë dy shkaktarët që kjo Klinikë po përballet me mungesë të infermierëve. Gjithashtu, Spahija thotë se në kohën kur infermierët dalin në pushime të rregullta apo të lehonisë, nuk zëvendësohen me të rinj.

“Për klinikën e Anestezionit ne kemi bërë kërkesë për 25 infermierë, telashet që po an lindin janë telashet se infermierët krejt i kemi të moshave të reja, infermierët të cilët marrin pushime edhe të shtatzënisë, pushimet e lehonisë, këta infermierë mbesin infermierë të klinikës sonë, por ata kur marrin pushimin e shtatzënisë ata largohen fatkeqësisht deri tash nuk kanë mbërri me kompensu me infermierë tjerë dhe infermierët të cilët kanë mbet kanë qenë më të ngarkuar domethënë edhe me punën e tyre”, thotë Spahija.

Spahija është shprehur optimist se me pranimin e 70 infermierëve të rinj në QKUK, do të mbulohet sado pak boshllëku i tyre në këtë klinikë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate