6/25/2025 9:05:35 PM

Rashiti: BE-ja të mos hezitojë, Kosova dhe Serbia kanë thënë ‘po’

Duhet të lexoni

Në takimin e paralajmëruar për 27 shkurt në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet t’i jepet formë procesit që do të çojë te marrëveshja mbi bazën e propozimit të Bashkimit Evropian. Kështu thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë.

Ai e sheh si problem, siç e quan, hezitimin e faktorit ndërkombëtar dhe mosbesimin se palët po shkojnë drejt marrëveshjes, që ai thotë se është afër, por “u mbetet ndërkombëtarëve që t’i sinkronizojë veprimet me palët”.

Për mua, ky mbetet shqetësimi më i madh, sepse faktori ndërkombëtar ende po e mban distancën [duke thënë] ja plani, pranojeni, vazhdoni, konsultohuni, finalizojeni”, thotë Rashiti.

Ai e sheh si mjaft të rëndësishme përmbajtjen e propozimit evropian, që, sipas tij, “e definon qartë karakterin e një marrëveshjeje ndërkombëtare, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe kartën e OKB-së”.

Rashiti thotë se BE-ja nuk duhet ta cilësojë marrëveshjen eventuale si “të ndërmjetme”, por thjesht si marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai nuk beson që kryeministri Kurti, do të nisë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa nënshkrimin marrëveshjes mbi bazën e propozimit të BE-së.

Palët nuk do të kenë ‘po’ më të madhe se që kanë pasur

Zoti Rashiti, më 27 shkurt pritet të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Çfarë mund të pritet nga ky takim?

Naim Rashiti: Besoj që përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe faktorit ndërkombëtar janë që me këtë takim, në njëfarë forme të formalizohet dialogu rreth planit final të propozuar, franko-gjerman apo evropian. Ky takim, besoj që do t’i japë formë procesit deri te marrëveshja. Do të jetë shumë keq nëse dështon, nëse acarohen marrëdhëniet, nëse nuk ecë ashtu siç është paraparë. Por, do të jetë një hyrje në procesin intensiv për një marrëveshje finale.

Palët nuk do të kenë më shumë “po” për këtë marrëveshje, nuk do të kenë më shumë miratim, më shumë përkrahje për këtë plan, sesa kaq sa kanë dhënë. Tash i mbetet faktorit ndërkombëtar t’i bëjë hapat e duhur, sekuencimin e duhur, veprimet e duhura, që në formën klasike të ndërmjetësimit dhe jo vetëm të lehtësimit, t’u mundësojë palëve të arrijnë një pajtim final për një marrëveshje, e cila do të nënshkruhet.

Për mua, ky mbetet shqetësimi më i madh, sepse faktori ndërkombëtar ende po e mban distancën [duke thënë] ja plani, pranojeni, vazhdoni, konsultohuni, finalizojeni. Këtu duhen negociata klasike, sekuencim të veprimeve, konsulta intensive, diskutime të planit, aneksit, elementeve që janë diskutabile, në mënyrë që të bëjmë një pako për nënshkrim final, e cila do të përfshinte edhe – siç është paraparë – pjesën e zbatimit.

E gjithë kjo kërkon shumë dinamikë intensive të faktorit ndërkombëtarë, konsulta me palët, ndoshta diku edhe negociata disaditore, përgatitje, gjë që do të çonte në një marrëveshje finale. Është një momentum i mirë dhe uroj që të mos humbet.

Kush po heziton?

A ka sinjale ose indikacione se ndonjëra nga palët mund t’i thotë “jo” këtij propozimi?

Naim Rashiti: Kjo edhe mund të ndodhë. Ky edhe është problemi më i madh gjatë këtij procesi, sepse faktori ndërkombëtar, me gjasë, nuk është tërësisht krejtësisht i bindur që të dy palët, Kosova dhe Serbia, do të shkojnë drejt marrëveshjes. Besoj që po të kishin qenë të bindur, do të kishte pasur hapa më të shpejtë.

Por, në anën tjetër, nuk do të ketë “po” më të madhe nga Prishtina dhe Beogradi sesa kaq. I mbetet faktorit ndërkombëtar që të sinkronizojë veprimet me palët. Kështu që, secila prej të tri palëve, po e presin njëra-tjetrën. Faktori ndërkombëtar po pret më shumë mbështetje të palëve për marrëveshjen dhe procesin, më shumë angazhim. Ndërkaq, palët po presin më shumë angazhim të faktorit ndërkombëtar. Ndoshta këto pritje, në takimet e javëve të ardhshme, fillojnë të zbuten, në mënyrë që të ketë një kohezion më të madh të veprimeve të të gjitha palëve.

Por, prapë mendoj që përgjegjësia kryesore për ta sinkronizuar tërë këtë proces, mbetet te faktori ndërkombëtar, sidomos në rastin e Kosovës. Kosova ka nevojë për disa veprime tjera, me miqtë e saj, me BE-në, me vendet anëtare të BE-së, me SHBA-në, që ta formësojë më shumë përmbajtjen, kuptimin e marrëveshjes. Jo vetëm të marrëveshjes së dokumentit fillestar, por të gjithë fazës së zbatimit.

Kjo do të jetë kyçe se si marrëveshja do të interpretohet ndërkombëtarisht. Jo vetëm në aspektin e zbatimit dhe ndikimit në terren, por do të definojë jehonën, ndikimin ndërkombëtar që aq shumë i duhet Kosovës, sidomos në raport me vendet që nuk e kanë njohur, me natyrën dhe karakterin e marrëveshjes ndërkombëtare, me konkluzat e BE-së dhe kështu me radhë.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate