12/17/2025 7:22:56 PM

Zbulohet “planeti i ndaluar” 280 vite dritë larg Tokës

Duhet të lexoni

Astronomët kanë zbuluar një planet jashtëzakonisht të madh që rrotullohet rreth një ylli xhuxh, 280 vite dritë larg nga Toka, që është katër herë më i madh se gjigandi i gazit të sistemit diellor. Ky konfigurim “i ndaluar” i një planeti masiv që rrotullohet rreth një ylli relativisht të vogël mund të sfidojë teoritë se si formohen planetët gjigantë me gaz, raporton CNN.

Shkencëtarët thanë se planeti ka madhësinë e Jupiterit, planetit më të madh në sistemin diellor. Në studimin e fundit të publikuar The Astronomical Journal studiuesit e quajtën “TOI 5205b”, duke e përshkruar atë si një planet të ndaluar për shkak të madhësisë së tij.

Sipas tyre ekzoplaneti rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq të quajtur TOI-5205, i cili është rreth 40% e madhësisë dhe masës së diellit tonë, dhe rreth 3,127 gradë Celsius në temperaturë, krahasuar me mesataren flakëruese të diellit prej 5,527 C.

Astronomët kanë zbuluar vitet e fundit se “yjet xhuxh M” kanë më shumë gjasa të kenë planetë që rrotullohen rreth tyre, por ata nuk prisnin që yje kaq të vegjël të strehonin planetë gjigantë.

Modelet aktuale të formimit të planetit sugjerojnë se për të lindur një gjigant gazi nevojitet material i barabartë me masën 10 herë më të madhe të Tokës. Kjo së pari formon një bërthamë shkëmbore dhe kjo bërthamë vazhdon të grumbullojë gaz për të formuar diskun për të rritur një planet gjigant.

Vëzhgimet me James Webb Space Telescope mund të ndihmojnë në përcaktimin e përbërjes së atmosferës së TOI-5205 b dhe mund të hedhin dritë mbi proceset që lindën këtë planet “të ndaluar”.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate