12/21/2025 7:56:26 AM

Zbulohen dëshmi për operacionin në tru të realizuar më shumë se 3000 vjet më parë

Duhet të lexoni

Arkeologët kanë zbuluar, së fundmi, vendvarrimin e dy vëllezërve që jetuan midis viteve 1550 dhe 1450 p.e.s në Izrael. Ajo që i befasoi ata pamasë ishte gjurma e një operacioni në tru, që njëri nga vëllezërit kishte kryer pak para se të vdiste. 

Gjetja shënon shembullin më të hershëm të “trefinimit” – një lloj operacioni që realizohet duke hapur një vrimë në kafkë, e duke intervenuar më pas në tru. Kjo procedurë mjekësore, sipas ekspertëve, daton mijëra vjet më parë, por ky është rasti më i vjetër i zbuluar deri më tani.

FOTO: NYPOST

Eshtrat e vëllezërve, të cilët jetuan gjatë epokës së bronzit, u gjetën gjatë gërmimit të një varri në qytetin antik të Tel Megiddo. Vëllai më i madh, kishte në kokën e tij shenja që mendohet të jenë realizuar përmes një instrumenti të mprehtë. Katër vija në formë kryqi në kockën ballore të kafkës, janë gjurmët e ruajtura nga një vrimë 30 milimetra e hapur për të kryer operimin.

PHOTO: NYPOST

Pjesët e hequra të kafkës, gjatë operacionit, u vunë në varrin e njërit prej vëllezërve

Varri u gjet në një zonë ngjitur me një pallat të vonë të epokës së bronzit, duke i bërë studiuesit të besojnë se dy burrat mund të kenë qenë anëtarë të një rangu të lartë shoqëror. Sipas ekspertizës së skeleteve, vëllezërit ka gjasë të kenë vuajtur për një kohë të gjatë nga sëmundje kronike, por kanë arritur të mbijetojnë.

PHOTO: NYPOST

Vëllai më i vogël vdiq në adoleshencë ose në fillim të të 20-tave, për shkak të ndonjë sëmundje infektive si tuberkulozi apo lebra. Ndërsa vëllai i madh mund të ketë pasur edhe një sëmundje që prek kockat dhe dhëmbët, mirëpo arsyeja e saktë e operimit në tru, ende nuk dihet. Ndërhyrja mund të jetë kryer për të trajtuar simptomat e epilepsisë ose të sinuseve. Sidoqoftë, pas analizave, studiuesit dolën në përfundimin se disa ditë ose disa orë pas operimit, burri ka ndërruar jetë./Katror.info

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate