Njëqind monedha romake, si dhe artefakte të tjera nga e njëjta epokë, u zbuluan në një pllajë të lartë të izoluar në malet Bernese, pranë Ammertenhorn, përcjell albinfo.ch.
Kjo zonë mund të ketë qenë një vend i shenjtë në atë kohë, thonë arkeologët.
Përveç monedhave, është gjetur një fragment i një pllake kushtimi prej bronzi – një ofertë shenjtërimi në formë gjetheje – 27 kristale shkëmbi dhe objekte të tjera.
Duke pasur parasysh natyrën e gjetjes, “zona mund të ketë qenë një vend i shenjtë”, sipas Adriano Boschetti, arkeolog kantonal i Bernës.
https://www.lematin.ch/story/de-la-monnaie-romaine-decouverte-dans-les-alpes-bernoises-606662574415