1/20/2026 3:30:50 AM

Yndyra të larta në gjak? 5 ushqimet që ju vijnë në ndihmë…

Duhet të lexoni

Keni kolesterol të lartë? Nuk jeni të vetmit.

Ky problem prek me miliona njerëz në të gjithë botën dhe lidhet me një sërë problemesh të tjera shëndetësore të rrezikshme, duke filluar nga sëmundjet e zemrës e deri tek diabeti. Trupi ynë ka nevojë për pak kolesterol për të funksionuar por, nëse merrni më shumë seç duhet duke ngrënë shumë ushqime të pasura në kolesterol, atëherë do të formohet një pllakë bakteriale në arterie.

Kjo mund të çojë në bllokime të rrezikshme të qarkullimit të gjakut.LDL është kolesteroli i “keq” i cili, në sasi mbi të nevojshmen, rrit rrezikun për atak në zemër dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare, ndërsa HDL është kolesteroli “i mirë” i cili, nga ana tjetër, ndihmon në spastrimin e kolesterolit të keq nga qarkullimi.

Ja cilat janë ushqimet që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit:

* Fasulet dhe thjerrëzat

 

 

Fasulet dhe thjerrzat janë të pasura në fibra dhe magnez. Këto dy elementë ndihmojnë në uljen e kolesterolit që përthithet nga aparati tretës dhe në mirëqënien e arterieve përkatësisht. Një racion me fasule ose thjerrëza çdo ditë mund të ulë nivelet e kolesterolit LDL me rreth 5% në vetëm 6 javë, sipas një analize që iu është bërë 26 studimeve të mëparshme.

* Avokado

Falë fibrave dhe yndyrave mono-të-pangopura, konsumimi i avokados mund të ndihmojë në uljen e niveleve në total të kolesterolit. E rëndësishme është që t’i konsumoni avokadot në vend të yndyrave të ngopura.

* Tërshëra ?

Ulja e kolesterolit mund të jetë një mision shumë i thjeshtë nëse hani tërshërë në mëngjes. Tërshëra përmban një substancë të njohur si beta-glukan që përthith kolesterolin e keq dhe e nxjerr atë nga trupi. Mjaftojnë dy racione me tërshërë dhe kolesteroli i keq mund të ulet me 5% në 5 javë, pa ndikuar në kolesterolin e mirë.

* Bajamet

Konsumimi i vazhdueshëm i bajameve rrit nivelin e qelizave të kuqe në gjak, rrit nivelin e vitaminës E, si dhe pakëson nivelin e kolesterolit. Substancat që gjenden te bajamet ndihmojnë në parandalimin e LDL, ose kolesterolit të keq, i cili është përgjegjës për formimin e pllakave që mund të dëmtojë rrugët e enëve të gjakut dhe të bllokojë arterien.

* Çaji jeshil

Një studim japonez i kryer te më shumë se 40 mijë të rritur ka zbuluar se personat që konsumojnë çaj jeshil çdo ditë janë 26% më pak të rrezikuar që të vdesin nga ataku në zemër ose goditja në tru. Ekspertët mendojnë se kjo ndodh sepse çaji jeshil është i pasur me një lloj flavonoide që pengon formimin dhe absorbimin e kolesterolit në trup.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate