1/20/2026 5:15:59 AM

Si gjithmonë: Presidentja në fjalimin e saj i shpërfill udhëheqësit e UÇK’së që gjenden në Hagë

Duhet të lexoni

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, për nder të përvjetorit të 15-të të Pavarësisë, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, theksoi se është e nderuar që sot nga foltorja e Kuvendit i uron qytetarët për shtetësinë e vendit.

Osmani ka përmendur ata të cilët kanë luftuar e dhënë kontributin e tyre për Kosovën që është sot.

Ka përmendur presidentin historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovën, komandantin legjendar Adem Jasharin. Por jo edhe krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

Jam e nderuar që sot në ditëlindjen 15’të të Kosovës sonë të mund të ju drejtohem nga foltorja e Kuvendit. Më lejoni ta përgëzojë secilin qytetarë për kontributin në ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët. Ta kujtojmë pijetarin e shtetësisë sonë, presidentin historik dr. Ibrahim Rugovën,. T’i kujtojmë bijtë e bijat tona të cilët të rreshtuar në UCK sakrifikuan jetën e tyre. Komandantin historik, Adem Jasharin. T’i kujtojmë përfaqësuesit e institucioneve të pavarura që kontribuuan për këto 15 vite në shtet ndërtim,”- ka deklaruar Vjosa Osmani.

Ajo ka falënderuar poashtu miqtë ndërkombëtar që kanë kontribuar në shtet ndërtimin e Kosovës.

“Sot i rikujtojmë e i falënderohemi edhe miqve tanë, aleatët tanë, të cilët kanë qenë së bashku me ne përherë. Kur ne ishim të shtypur e luftonim për lirinë. Ata janë këtu edhe sot, partner të besueshëm e të qëndrueshëm me të cilët bashkërisht po e ndërtojmë të ardhmen tonë,”- ka shtuar tutje Osmani.

“Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës“- ka shtuar Osmani.

E në foltoren e Kuvendit nga deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, pak para fjalimit të Preidentes Osmani u vendos emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate