1/16/2026 10:35:01 AM

Çfarë fati: Burri pëson atak në zemër mbi Polin e Veriut, në të njëjtin avion udhëtonin edhe 56 kardiologë!

Duhet të lexoni

Një pasagjer në një avion të Scandinavian Airlines SAS pësoi arrest kardiak në ajër, mbi Polin e Veriut. 

Fatmirësisht për pacientin, në bord ishin 56 kardiologë që po shkonin në një konferencë mjekësore në Los Anxhelos.

Në një intervistë dhënë gazetës daneze Ekstra Bladet, piloti Henrik Nielsen tregon se si u përpoq shumë për të mbajtur gjakftohtësinë, duke e ditur se pasagjeri ishte në rrezik.

Por në të njëjtën kohë kapiteni i fluturimit nuk mund të besonte në fatin e pasagjerit.

Siç përmendi piloti, ai kurrë nuk do ta harrojë këtë përvojë të veçantë dhe është mirënjohës që kishte një fund të lumtur.

Avioni u ngrit nga Stokholmi i Suedisë me destinacion përfundimtar Los Anxhelosin në SHBA, ndërsa kur ishte mbi Polin e Veriut, u informua nga stjuardesat se një pasagjer kishte pësuar arrest kardiak.

Raquel Welch Dead at 82
Keep Watching

“Kjo ndodhi në momentin më të keq të mundshëm. Ne kërkuam aeroportin më të afërt, por ishte katër orë larg.

Për fat të mirë, më pas mësova një lajm shumë të mirë, sepse u informova nga ekuipazhi i kabinës se në bord ishin 56 kardiologë, të cilët po shkonin në një konferencë në Los Anxhelos."

“Stjuardesa nuk pati kohë as t’i jepte ndihmën e parë burrit, pasi mjekët “iu hodhën menjëherë sipër” për ta ndihmuar. Ata arritën ta stabilizonin gjendjen e tij dhe më pas na shpjeguan saktësisht se çfarë ndodhi me pasagjerin”, shtoi ai.

“Një ambulancë që u lajmërua e mori burrin kur avioni u ul në Los Anxhelos dhe ndërsa ai duhej të dërgohej në spital, e çuan fillimisht në Palm Springs pasi aty ishte festa e tij e ditëlindjes. Duke qenë se ndihej mirë, qëndroi në festën që kishte organizuar për ditëlindjen e tij të 40-të”, përfundoi piloti.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate