12/29/2025 7:34:57 AM

‘Duhet të merren seriozisht’: Ekspertët flasin për kërcënimet me bombë në Aeroportin e Prishtinës

Duhet të lexoni

Një varg alarmesh për mjete shpërthyese ndodhën në Kosovë kohëve të fundit. Përveç Kosovës, ekspertë të sigurisë bëjnë të ditur se kërcënime të ngjashme ka pasur edhe në rajon. Ata vlerësojnë se objektet publike në vend nuk kanë siguri të mjaftueshme për sa i përket kërcënimeve me bomba.


Muajve të fundit, janë shtuar alarmet e rreme për bomba në Kosovë. Një tjetër kërcënim me bombë ka alarmuar Aeroportin e Prishtinës ditë më parë, por që më vonë u qartësua se është i rremë, teksa intervenoi Policia e Kosovës. Këto alarme po shkaktojnë një perceptim të gabueshëm të sigurisë, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, teksa thotë se ato do të hetohen hollësisht.

“Ne do t’i hetojmë deri në detaje prejardhjen e këtyre kërcënimeve dhe do të ndërmarrim masa drastike ndaj atyre që bëjnë këso shkeljesh ligjore”, ka thënë Sveçla.

Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës, aktualisht anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha për Radio Kosovën se kërcënimet për bomba nuk ka shumë gjasa të rezultojnë të vërteta. Por, ai thotë se të gjitha raportimet duhet të merren seriozisht. Qalaj tha se objektet publike nuk kanë siguri të mjaftueshme për shkak të mungesës së personelit të sigurisë.

“Për shkak të kostos financiare, institucionet hezitojnë të kontraktojnë  sigurime private. Ndërsa në objektet qeveritare janë duke e angazhuar Policinë e Kosovës, që unë mendoj se është gabim, sepse edhe objektet qeveritare duhet të kontraktojnë ndonjë kompani private ose punëtorë të sigurisë në mënyrë që ta lirojnë policinë nga këto punë të rojeve fizike dhe policia ta kryejë punën e saj të përcaktuar me ligj”, tha Qalaj për Radio Kosovën.

Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se kërcënimet me bomba mund të jenë  pjesë e një lufte hibride që synon të krijojë panik.

“Zakonisht kjo po i adresohet kësaj luftës civile të Rusisë. Këto nga aspekti i sigurisë duhet të merren seriozisht dhe ndërmerren të gjitha masat si evakuimi dhe zbulimi”, tha Ibishi.

Sipas ekspertëve të sigurisë, alarmet e tilla në rajon shtrojnë domosdoshmërinë që institucionet përkatëse të sigurisë, të rrisin nivelin e gatishmërisë dhe të shkëmbejnë informacionet nëse porositë që dërgohen janë të ndërlidhura dhe kanë qëllim të njëjtë, që të nxisin frikë dhe panik te qytetarët dhe kështu të destabilizojnë rendin shoqëror e politik.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate