12/29/2025 5:41:53 AM

Tërmeti tragjik në Turqi, 70 shqiptarë të vdekur në Kahramanmaras

Duhet të lexoni

70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë, ndërkaq tre të tjerë në Hatay. Kështu thotë për KosovaPress, kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya. Sipas tij, deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë nga e gjallë nga gërmadhat. Ai kritikon Ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po u ndihmojnë familjeve të prekura nga tërmeti.

Evren Kaya, i cili tregon se po udhëtojnë nga Adana thotë se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar shqiptarët në Turqi.

“Tani në Kahramanmaras 70 veta na kanë vdekur. Edhe në Hatay, tre persona shqiptarë na kanë vdekur. Aty i kam pa në Facebook edhe çfarë kam dëgjuar po ju tregoj… Tani për ushqim nuk është problem, por për tu ngrohur se ftohtë është shumë. Stufat po i dërgon shteti nga mundet, disa që nuk po munden me u lajmërua po edhe ne sa po mundemi po u ndihmojmë”, tregon ai për KosovaPress.

Ai tregon se shumë nga shqiptarët që jetojnë në këto vende të prekura nga tërmeti po kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Ambasada neve nuk na ka kërkuar hiç. Telefon nuk na ka bërë hiç prej Kosovës. Se di për karrige është ardhur apo për çfarë ka ardhur në Turqi, nuk po e di. Ky ambasadori hiç nuk më ka kërkuar, vetëm Avni Spahiu, Bekim Sejdiu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxherri dhe krejt ata që janë kryetarë”, shprehet ai.

Më tej, Kaya shprehet se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.

“Vetëm një person me familje ka shpëtuar prej ndërtesës ka dalë gjallë, me katër persona ka dalë… Edhe ai është në fshat tonin për momentin, si po e pyes diçka po nis të qajë se i ka vdekur fqinji”, përfundon ai.

Nga tërmeti prej 7,8 ballësh në Turqi deri më tani kanë humbur jetën mbi 37 mijë persona.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate