9/20/2025 1:52:35 PM

Qyteti që nuk “fle” kurrë, fillimi i një revolucioni që mund të shndërrojë New York!

Duhet të lexoni

New York-u cilësohet si “qyteti që nuk fle kurrë” dhe me iniciativën e fundit, kjo mund të jetë edhe më e vërtetë. Pas një beteje lobingu që ka nisur nga shoqata e ndërtuesve turistikë, bashkia demokrate e metropolit ikonik amerikan i ka ceduar presionit të vazhdueshëm duke shpallur që do të japë të paktën një leje ndërtimi për kazino. Lajmi është i bujshëm sepse mund të jetë fillimi i një revolucioni që mund të shndërrojë qytetin me pothuajse 9 milionë banorë, pothuajse 20 milionë po të mblidhen edhe rrethinat, në një Las Vegas ose simotrën e saj Atlantic City.

Pikërisht ky qytet i fundit, që nga Nju Jorku nuk është më larg se 2 orë me automjet dhe që deri tani ka tërhequr edhe klientelën e atij metropoli, gjeneron çdo vit rreth 5 miliardë dollarë, por imagjinohet se fitimet do të ishin shumë herë më të larta. Për momentin tre janë lejet, ku dy nga këto mendohet se do të ndërtohen jashtë qendrës, ose më mirë jashtë lagjeve historike si Manhatan, Bronks, Quins dhe Bruklin, aty ku nuk mungon një sipërmarrje hibride që quhet “Racino”, zakonisht një strukturë ku ndodhet një pistë për kuaj dhe makinetat karakteristike të kazinove, por jo tavolinat e pokerit dhe lojërave të tjera të bixhozit.

Por të paktën një leje do të zhvillohet në territorin e mirëfilltë të qytetit dhe propozimet janë të ndryshme. Nga parku i lojërave të Bruklin, në Coney Island, zonë e qytetit me dominancë të theksuar të popullsisë me origjinë sllave, deri tek ikonikja Times Square, ku me gjasa do të fshihej në atë xhungël dritash dhe teatrosh, në një pallat 54 katësh.

Një tjetër propozim flet për zonën luksoze të Hudson Yards, në godinën e the Vessel. Ndërkohë që mundësi ka edhe kate të fundit të qendrës tregtare Saks, në Rrugën e Pestë, përballë Central Park, që është si një zgjidhje e ndërmjetme, edhe pse shumë e kushtueshme, rreth 25 miliardë dollarë investim. /TAR/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate