9/24/2025 12:14:50 PM

Kikirikët e zier mund të jenë zgjidhja për të trajtuar alergjinë ndaj tyre

Duhet të lexoni

Konsumimi i sasive të vogla, të njëpasnjëshme kikirikësh të zier mund t’i ndihmojë fëmijët ta kalojnë alergjinë ndaj tyre. Një studim i ri, i publikuar në “Clinical & Experimental Allery”, zbuloi se 80% e fëmijëve me alergji ndaj kikirikëve bëhen imunë nëse ndjekin provën.

3% e fëmijëve në vendet perëndimore vuajnë nga alergjia prej kikirikut dhe shkencëtarët gjetën një mënryë që të reduktojnë rrezikun e ekspozimit aksidental ndaj tyre dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës.

Studimi i ri bazohet në zbulime të mëparshme që ndikojnë në strukturën e proteinave dhe vetive alergjike të kikirikëve, duke i kthyer ata në më pak të rrezikshëm për reaksione alergjike. Shkencëtarët provuan një terapi që përfshinte dhënien e dozave të vogla që shkonin në rritje, të kikirikëve të zier duke vazhduar me të pjekur.

Doza të vogla në rritje me kikirikë të zier iu dhanë fillimisht fëmijëve për t’i imunizuar ata dhe kur nuk treguan shenja reaksioni alergjik, u vazhdua me kikirikë të pjekur për të rritur tolerancën ndaj tyre gjatë fazës tjetër të trajtimit”, shkruan bashkautori Tim Chataway.

Kërkuesit iu kërkuan 70 fëmijëve me alergji prej kikirikëve, nga mosha 6-18 vjeç që të konsumonin kikirikë të zier për 12 orë për 12 javë, kikirikë të zier për 2 orë për 20 javë dhe kikirikë të pjekur për 20 javë.

56 nga 70 fëmijë (80%) u imunizuan me konsumimin  e dozës ditore prej 12 kikirikësh të pjekur pa asnjë reaksion alergjik. Efekte anësore nga trajtimi u raportuan nga 60 prej pjesëmarrësve, por vetëm 3 prej tyre hoqën dorë nga eksperimenti.

Shkencëtarët theksojnë se kjo metodë trajtimi mund të mos funksionojë për këdo, por mund të kuptohen më mirë se cilët faktorë ndikojnë në mënyrën si pacientët i përgjigjen kurimit./tvklan.al

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate